Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka kërkuar rinumërimin e të gjitha votave në nivel vendi. Ai në një postim në rrjetin social ka shkruar se një rinumërim i përgjithshëm i votave do të largonte të gjitha dilemat mbi parregullsi në numërimin e votave për deputetë brenda të subjekteve politike. Berisha ka kërkuar që mos të lejohet keqpërdorimi i asnjë vote. Ndërkohë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka nisur rinumërimi i votave me kusht, i atyre me postë për kandidatët për deputetë të Aleancës Ardhmërinë e Kosovës në të cilat ka qenë i pranishëm komisioneri që dyshohet për keqpërdorim sipas një videoje të publikuar në media.
