Kandidati për deputet nga AAK-ja, Besnik Tahiri, ka takuar të rinjtë e Prishtinës, nga të cilët ka marrë mbështetje për kandidaturën e tij. Tahiri në listën e AAK-së 135 mban numrin 5. Ai në një postim të tij ka shkruar se ka qenë kënaqësi e veçantë të mbylli ditën e fundit të kësaj jave me të rinjtë në Prishtinë. E, veçmas me një diskutim joformal, ashtu siç i ka hije kryeqytetit. Të punojmë shumë që të krijojmë klimë të shëndoshë dhe familjare, duke u bazuar në arsye dhe dashamirësi, ku i riu është protagonist. Mision të përbashkët ta kemi zhvillimin e shoqërisë përmes edukimit të të rinjve, që është fokusi jonë, ka shkruar Besnik Tahiri, kandidat i AAK-së për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …