Kandidati për deputet nga AAK-ja, Daut Haradinaj, ka apeluar për veprim të menjëhershëm në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në NATO, duke e cilësuar këtë si një çështje jetike për sigurinë dhe të ardhmen e vendit. Në një tubim elektoral të mbajtur në Prishtinë, Haradinaj kritikoi qeverinë aktuale për mungesën e përkushtimit ndaj këtij qëllimi strategjik. “Kosova nuk mund të mbetet pasive,” deklaroi Haradinaj. “NATO është garancia jonë për paqe dhe siguri. Çdo vonesë na kushton pozitat tona si komb. Ky proces nuk mund të mbetet më vetëm një premtim i pa përmbushur.” “AAK-ja ka një plan aksional dhe politika të duhura për të mbështetur këtë integrim. Kosova duhet të jetë një partner aktiv dhe i barabartë në rajon, duke kontribuar për sigurinë dhe stabilitetin. Anëtarësimi në NATO është shumë më tepër se një çështje politike – është çështje sigurie, zhvillimi dhe prosperiteti për vendin dhe qytetarët tanë,” theksoi Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka deklaruar se Kosovës i nevojitet një kryeministër që fokusohet në paqe, mirëqenie dhe zhvillim ekonomik
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se Kosovës i nevojitet një kryeministër që …