Kandidati për deputet nga PDK-ja, Hajdar Beqa, ka shprehur entuziazmin e tij pas tubimit të mbajtur, në Gjakovë, duke theksuar se atmosfera ishte mbushur me energji dhe entuziazëm për fitoren e madhe të PDK-së. Ai ka nënvizuar se ky tubim dëshmon angazhimin dhe masivitetin e qytetarëve për një të ardhme më të mirë të Kosovës. Beqa thekson se Gjakova ka dëshmuar mbështetje të jashtëzakonshme dhe se me vizion të qartë dhe forcë të pathyeshme, do të realizohet ndryshimi që Kosova meriton. Ai shpreh besimin se PDK do të arrijë fitore më 9 shkurt dhe se ky është një angazhim për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati për deputet nga AAK-ja, Daut Haradinaj akuzon Donika Shvarcin për faljen e tokës së komunës, Manastirit serb të Deçanit
Kandidati për deputet nga AAK, Daut Haradinaj, ka reaguar ndaj deklaratës së Donika Gërvallës, e …