Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së në Prizren Lulzim Kabashi është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale. Thirret nga Gjykata Speciale kandidati për deputet i AAK-së në Prizren, Lulzim Kabashi. Këtë e ka konfirmua vetë Kabashi. “Po jam ftuar dje nga Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitarit, dhe do të paraqitem me 24 shtator në Hagë. Qëndrimi im është i qartë se Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë luftë e pastër. Pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk mundet askush me e mohu edhe me e tjetërsu dhe ky është qëndrimi im dhe do jetë gjithmonë” ka thënë ai. Kabashi kandidon në zgjedhjet e 6 tetorit nën siglën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për të fituar një nga 120 ulëset në kuvendin e Kosovës. Ai është kryetar i degës së AAK-së në Prizren si dhe ka kandiduar për të parin e Prizrenit në zgjedhjet e fundit lokale. Në legjislaturën e fundit Kabashi ka shërbyer edhe si këshilltar i jashtëm politik i kryeministrit Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja, Duda Balje ka kërkuar nga KQZ-ja që personave me aftësi të veçanta t’ua ofrojë qasje më të lehtë për të votuar
Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe …