leoni

Kandidati për kryeministër i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një tubim elektoral në Shirokë të Therandës

Kandidati për kryeministër nga AAK-ja, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një tubim elektoral në Shirokë të Suharekës, ku ka prezantuar vizionin e tij për mbështetjen e të rinjve dhe zhvillimin ekonomik të vendit. “Suhareka në këmbë – Rinia vendos për Kosovën Fituese 137, deklaroi Haradinaj, duke theksuar rëndësinë e investimeve në rininë dhe arsimin e Kosovës. Ai premtoi mbështetje për të rinjtë përmes granteve pa kthim për bizneset e reja, si dhe bursa për të gjithë studentët, qoftë në universitetet publike apo private. “Për përgatitjen e tyre profesionale, 6% e GDP-së do të ndahet për arsim dhe edukim,” tha Haradinaj, duke shtuar se këto investime do të nisin menjëherë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Ndër të tjera, ai veçoi anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe forcimin e aleancës me Shtetet e Bashkuara si çelësin kryesor  për zhvillimin e vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj thotë se Kurti synon të krijojë një byro politike për të përndjekur kundërshtarët

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar kundër  deklaratave të kryeministrit Albin Kurti lidhur …