Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti ka uruar të gjithë fëmijët me rastin e 1 Qershorit. Ai ka thënë se Kosova është me fat që ka shumicën e popullatës të rinj dhe fëmijë. ”Gjithë fëmijëve të Kosovës dhe mbarë botës urime Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve! Kosova është me fat që ka shumicën e popullatës të rinj dhe fëmijë. Perspektiva për të rinj dhe fëmijë është prioritet absolut i Qeverisë që do ta drejtoj. Do ta funksionalizojmë Programin Kombëtar për Zhvillim gjatë Fëmijërisë së Hershme dhe do të krijojmë hapësira në fshatra e qytete për arsimin parashkollor për të gjithë fëmijët e moshës 3-6 vjeç.”
Kontrolloni gjithashtu
Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të Ditës së Forcës …