Lumir Abdixhiku: Pas një viti me marrëveshjen e Qeverisë Kurti nuk do të flitet më për Asociacion, por për autonomi territoriale

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka premtuar se më 9 shkurt, LDK-ja vjen në pushtet

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se më 9 shkurt, LDK vjen në pushtet. “Kosova, shtet ligjor, shtet evropian, shtet normal, po vjen! LDK po vjen”, ka thënë Abdixhiku në tubimin e madh në Lipjan.  “Le ta themi qartë, që të na kuptojnë qartë, ata që bërtasin sot se kanë një siklet të madh. Ndryshimi po vjen. Për të gjitha paratë e vjedhura në katër vjet, për të gjithë hajninë cep më cep, do të përgjigjeni cent më cent”, ka thënë, Lumir  Abdixhiku. Ai ka thënë po ashtu se po vjen edhe një qeveri e re që punon për popull. “Dhe me ketë Kosovë, i dashuri Lipjan, i dashuri Imri, po vjen edhe një qeveri e re, që punon për ju, që ju mbështet ju, që ju ndihmon si qytetarë të barabartë të kësaj Republike, jo që ju lufton vetë pse jeni me Lidhjen Demokratike! Për katër vjet ju kanë lënë vet. Për katër vjet e ardhshme, s’do të jeni vet”, ka thënë Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

Analisti Albert Krasniqi, ka folur për aferat korruptive në Qeverinë-Kurti, ku është implikuar vetë kryeministri

Analisti Albert Krasniqi ka folur për aferat korruptive në qeverinë Kurti. Ai ka bërë me …