Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, takon diplomatë të rëndësishëm perëndimorë në Kosovë

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja , Bedri Hamza, ka qenë në qendër të vëmendjes për pritjen e një numri të konsiderueshëm të diplomatëve perëndimorë në zyrën e tij. Në një periudhë prej një muaji, ai është takuar me tetë ambasadorë nga vende evropiane të akredituara në Republikën e Kosovës, si dhe me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë. Gjatë këtyre takimeve, Hamza ka pasur mundësinë të diskutojë me mysafirët për çështjet kryesore që ndikojnë në Kosovë, duke përfshirë situatën politike dhe ekonomike, si dhe planet për qeverisjen e ardhshme të vendit. Një nga temat kryesore ka qenë anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës. Mysafiri i fundit që ka vizituar zyrën e Hamzës ka qenë ambasadori i Francës në Kosovë, Olivje Gyero. Ne do t’i rishikojmë në të ardhmen të gjitha mundësitë për të thelluar bashkëpunimin në shumë projekte ekonomike dhe kulturore. Ambasadorit Olivier Guerot i kërkova mbështetje diplomatike dhe politike për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Kosovës i duhet bashkëpunimi dhe koordinimi i ngushtë me partnerët e saj, që me hapa të sigurt ta vazhdojë rrugëtimin evropian,  ka shkruar Bedri Hamza në postimin e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament

Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …