Kandidati për Kryeministër nga radhët e LDK, Lumir Abdixhiku, ka ftuar Kryeministrin aktual të Kosovës, Albin Kurti, për një ballafaqim publik në debat televiziv. Abdixhiku propozoi një debat të hapur mbi programet për arsim, shëndetësi dhe mbrojtje, duke theksuar rëndësinë e dialogut dhe transparencës gjatë fushatës zgjedhore. Mediat nuk bojkotohen në fushatë. E ftoj Kryeministrin të vijë dhe të ballafaqohemi për projektet e ardhshme. Të flasim për të ardhmen e Kosovës. Le të shtrojë katër vitet e tij të ardhshme me katër vitet e mia. Të diskutojmë për arsim, shëndetësi, mbrojtje. Le të zgjedhë vendin, datën dhe kohën; madje, le të ftojë edhe publikun nëse ka nevojë për mbështetje morale, tha Abdixhiku. Ai gjithashtu i bëri thirrje qeverisë aktuale që të prezantojë “një projekt të vetëm” për të dëshmuar vizionin e tyre për Kosovën.
Kontrolloni gjithashtu
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për shpërfilljen e ftesave të Prokurorisë
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mos-shkuarjen në Prokurori, …