Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vizituar komunën e Kaçanikut

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vizituar komunën e Kaçanikut. Ai ka thënë se nga ky vend do të fillon edhe ringritja e madhe e subjektit politik që drejton.  “Jemi mbledhur sot në këtë qytet historik, në Kaçanik, në vendin ku burrat e mëdhenj shqiptarë, në kohë të vështira i dhanë këtij populli e këtij vendi një kthesë të madhe historike. Pasuria e kësaj toke, e kësaj historie, është pasuri e popullit tonë, dhe sot, ne, vazhdojmë të ndjekim rrugën e ndritur që ata e hapën për ne. Dhe ashtu siç u shënua hapi i parë institucional i procesit të gjatë për liri e pavarësi të Kosovës, këtu në Kaçanik, ashtu siç nisi kthesa për historinë e re të Kosovës këtu, ashtu do të nisë dhe ringritja e madhe e LDK-së” ka thënë mes tjerash, kandidati për kryeministër, Lumir Abdigjiku.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza: Le të punojmë për një Kosovë që përmbush premtimin e historisë sonë dhe potencialin e së ardhmes

Kandidati nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër të vendit, Bedri Hamza ka …