Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se i respektojnë të gjithë qytetarët e Kosovës, por edhe oponentët politikë. Ai thotë se në momentin kur do të jetë në qeveri do t’ju shërbej të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim sepse gjithë qytetarët e Kosovës, siç thotë ai, janë njerëz të mirë, janë njerëz të ndershëm dhe janë njerëz punëtorë. Ne i respektojmë të gjithë qytetarët e Kosovës, ne i respektojmë edhe oponentët tonë politikë. Do t’i mundim po me votën e juve në mënyrë demokratike në mënyrë masive. Ne nuk ia dalim si ata që ndajmë, na jemi ata që i bashkojmë. Ne, në momentin kur të jemi në qeveri do t’ju shërbejmë të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim sepse gjithë qytetarët e Kosovës janë njerëz të mrië, janë njerëz të ndershëm, janë njerëz punëtorë. Prandaj, më 9 shkurt në mënyrë festive, në mënyrë masive, në mënyrë solemne me dal me vulosë fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës”, tha Bedri Hamza.
Kontrolloni gjithashtu
Blerta Deliu-Kodra, akuzoi Vetëvendosjen për orkestrimin e tensioneve, me qëllim për të provokuar ndasi të rrezikshme
Kandidatja për deputete nga PDK-ja, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar ndaj akuzave të ministrit të Kulturës, …