Ramush Haradinaj: Jemi në konsultimet finale, shumë shpejt do të këtë një qartësi politike

Ramush Haradinaj: Jemi në konsultimet finale, shumë shpejt do të këtë një qartësi politike

Kandidati për kryeministër nga koalicion PAN, Ramush Haradinaj, është shprehur i bindur se institucionet e vendit do të formohen brenda një afati kohor prej dhjetë ditësh, ndërkohë që seanca e ardhshme konstituive është caktuar për datën 24 gusht. Ai ka thënë në një konferencë për media ku janë prezantuar dy kandidatët e AAK-së për kryetar të Gjakovës dhe Pejës, se tani janë në periudhën finale dhe se shumë shpejt do të ketë një qartësi politike. “Për fat jemi tash në periudhën finale edhe besoj që nuk do të shkojë  shumë kohë, për të humbur shumë kohë  të fillojmë me punë, pra jemi në konsulta finale për të vazhduar me punë. Tani mendoj që një qartësi politike do të vijë shumë shpejt në atë afat kohor, një qartësi politike, implementimi mund të merr ta zëmë sikurse e dimë është seanca për Kuvendin, pastaj seanca për qeverinë, por mendoj që një qartësi politike do të vijë më shpejt”, tha Haradinaj. Kreu i AAK-së konsideron se negocimet për formimin e institucioneve kanë dalë më të komplikuara sesa që ishte është menduar për shkak të bojkotimit të takimeve konsultuese ndërmjet partive politike. “Zhvillimet edhe negocimet për institucionet e vendit mua po më vjen keq që dolën më të komplikuara se sa që është pritur. U bë një presion i habitshëm bojkotues edhe i konsultave, edhe i takimeve, por edhe arsyeja pse ndoshta mori më shumë kohë  është se ishim të interesuar për një bazë më të gjerë  jo vetëm numerikisht,  ashtu ta quaj 61 votë, por për një bazë më të gjerë”, tha ai. Ndryshe, në takimin e sotëm konsultativ ndërmjet partive politike, në të cilën nuk mori pjesë Vetëvendosje, u vendos për propozimin e koalicionit PAN që vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës të mbahet më 24 gusht.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …