Kandidati për kryetar të Besianës, Hajredin Hyseni, dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, zhvilluan aktivitet në fshatin Bajqinë

Kandidati i PDK-së për kryetar të Besianës, Hajredin Hyseni, i shoqëruar nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, në një vizitë që i bënë një kultivuesi të mjedrrës në fshatin Bajqinë, tha se është siguruar nga kreu i PDK-së për dyfishim të fondit të subvencioneve të kultivimit të mjedrrës. “Në vazhdën e angazhimit për të siguruar mbështetje për fermerin Llapjan, sot mora premtimin nga kryetari Kadri Veseli për dyfishim të fondit per subvencionimin e kultivimit të mjedrrës nga Qeveria e Kosovës”,-tha me këtë rast, kandidati i PDK-së, Hajredin Hyseni. Po ashtu ata patën një takim edhe me disa të rinj llapjan, ku prezantuan Fondin e Punësimit për studentët e diplomuar që sipas tyre do të angazhohen me punë praktike në institucione.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …