Në sallën e Kuvendit, në radhën e parë të votimit ishin të pranishëm 82 deputetë të cilët kanë votuar. Ata kanë marrë fletëvotimet në prani të anëtarëve të komisionit dhe kanë kryer procedurën e votimit. Nga 81 deputetët 27 fletëvotime janë shpallur të pavlefshme, katër vota për Rafet Ramën, ndërsa për Hashim Thaçin votuan 50 deputetë. Në radhën e dytë të votimeve kanë votuar 81 deputetë, për Hashim Thaçin kanë votuar 64, dy për Rafet Ramën dhe 15 vota janë shpallur të pavlefshme. Në radhën e dytë të votimit shihet se disa deputetë kanë ndërruar qëndrimet e tyre dhe kanë votuar për Thaçin. Tani pritet radhe e tretë dhe vendimtare e votimeve Kuvendin e Kosovës në përpjekje për ta zgjedhur kryetarin në një situatë tejet dramatike dhe aspak demokratike.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …