Flitet shumë për vlerat e luftës, por vetëm kaq. Nuk veprohet shumë institucionalisht. Komuna e Prishtinës tradicionalisht e ka neglizhuar këtë çështje, përkundër faktit se në komunën e Prishtinës janë rreth 70 dëshmorë, 400 invalidë dhe 3,500 veteranë të luftës. Një veprim konkret për t’i ndihmuar çështjes së vlerave të luftës, që ndër vite është lënë pas dore në Prishtinë, mund të merret pas 17 tetorit. Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, planifikon që ta themelojë dhe menaxhojë Zyrën për Vlerat e Luftës. Në programin e Haradinajt thuhet se kjo zyrë do të shërbejë për evidentimin dhe shënimin e ngjarjeve historike të kryeqytetit, si dhe për promovimin e personaliteteve të shquara të Prishtinës. Haradinaj është kandidati i parë që vjen me propozim të tillë. Në disa raste ai ka thënë ata dëshmorë që sakrifikuan për Prishtinën nuk meritojnë të harrohen.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …