Kandidati për kryetar të Prishtinës nga AAK, Daut Haradinaj, takohet me kryetarin e Tiranës, Erion Veliaj

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga AAK, Daut Haradinaj, takohet me kryetarin e Tiranës, Erion Veliaj

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, ka takuar të mërkurën kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. “Takim vëllazëror me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj. Është kënaqësi e veçantë që të shkëmbejmë ide dhe përvoja me Erionin që Tiranën e ka kthyer në kryeqytet konkurrent me vendet e zhvilluara”, ka shkruar Haradinaj. Ai ka theksuar se bashkëpunimi i dy vendeve është në vazhdimësi, dhe jo vetëm në nivel takimesh. “I çdoditshëm dhe praktik për të mirën e kryeqyteteve tona shqiptare”, ka shkruar Daut Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Lekaj

Pal Lekaj pas dështimit të Haxhiut: “Përgatituni për zgjedhje, s’ka më alternativë”

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të …