Kandidati për kryetar të Prizrenit nga Nisma për Kosovën, Zafir Berisha, i shoqëruar nga një delegacion i përbërë nga një pjesë e kryesisë dhe disa nga kandidatët për kuvend komunal, vizituan shoqatat e dala nga lufta si, Shoqata e Veteranëve të UÇK-së, Invalidëve të Luftës dhe Shoqata e familjeve të dëshmorëve. Pritja për Zafir Berishen, sipas komunikatës së Nismës, ishte shumë e ngrohtë, “duke u ndjerë si në shtëpinë e tij, marrë parasysh kontributin e tij para, gjatë dhe pas luftës për Kosovën”. Berisha, ndër tjerash, potencoi se “vizitat nëpër këto shoqata, nuk duhet assesi të shfrytëzohen për fushata elektorale dhe nuk dëshiroj që të përdoret emri i luftës në ato vende ku kërkohet vota”.
Kontrolloni gjithashtu
Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …