Kandidati për Kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka mbajtur një takim madhështor me rininë e Prizrenit

Mbi 500 të rinjë e të reja kanë brohoritur për minuta të tëra emrin e Shaqir Totajt, si të përzgjedhurin e tyre për ta udhëhequr Prizrenin në katër vitet e ardhshme. Vetë Totaj, gjatë bisedës me ta, u ka premtuar se politikat e tij do të kenë në qendër Rininë dhe investimet për ta.  “Me këtë rini si ju këtu, ndryshimi është i sigurt për Prizrenin. Bashkë do të bëjmë gjëra shumë të mira. Ju premtoj se gjatë qeverisjes time rinia do të jetë prioritet. Do të angazhohem ditë dhe natë që ju të keni kushte më të mira për të jetuar e mundësi më të shumta për tu zhvilluar.”, ka thënë Totaj. Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili ka falënderuar numrin e madh të të rinjve që kanë dalë për të mbështetur Shaqir Totajn. Ai ka thënë se Totaj i njeh kërkesat e tyre dhe do tu qaset me seriozitet. “Shaqir Totaj ka përvojë dhe është i dëshmuar në shumë fusha, sport, kulturë e menaxhim. Shaqa nuk ka hequr dorë asnjëherë nga Prizreni, e sonte jam i lumtur që po e shoh se Prizreni po e mbështetë Shaqën.”, ka thënë Ismaili.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …