Kandidati për Kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj ka prezantuar 50 vendimet e tij në 100 ditët e para të qeverisjes. Ai ka thënë se së bashku me ekipin e tij do të qeverisin Prizrenin me plan, përkushtim, energji dhe vullnet – pa u ndalur asnjëherë. “Këto vendime janë të realizueshme do të ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve. Do të kemi shërbime më të mira e qytet më funksional.”, ka thënë Totaj në konferencën për media. “Që kur kam filluar rrugëtimin tim për Prizrenin kam thënë një gjë: ne nuk do të ankohemi duke mos bërë asgjë, por do të shohim përpara që Prizreni të bëhet qytet që më i mirë, më i zhvilluar e i gatshëm për të ardhmen. Plani për një Prizren me arsim cilësor, ekonomi të zhvilluar, projekte infrastrukturore, kulturë e sport të zhvilluar është i arritshëm.”, ka shtuar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …