Kandidati për kryetar të Prizrenit Shaqir Totaj mori përkrahjen edhe të dy partive të Ashkalive të Kosovës

Pas mbështetjes nga Nisma Social Demokrate, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Aleanca Kosova e Re e partive të tjera,  sot kandidati për Kryetar të Prizrenit Shaqir Totaj ka marrë përkrahjen edhe të dy partive të Ashkalive të Kosovës, dega në Prizren. Gani Elshani, Kryetar i Degës së Partisë të Ashkalive për Integrim në Prizren dhe Hasan Godeni, Kryetar i Degës së Partisë Demokratike të Ashkalive të Kosovës në Prizren, sot edhe zyrtarisht i kanë dhënë mbështetjen e tyre kryetarit, Shaqir Totaj, i cili me këtë rast  ka thënë se ndryshimi për Prizrenin po vjen – me qytetarët dhe të gjitha partitë politike  që janë zhgënjyer me qeverisjen e tanishme.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …