Kandidati i Prishtinës për kryetar, Selim Pacolli, shpalosi programin e tij për zhvillim ekonomik në “Kodrën e Trimave"

Kandidati i Prishtinës për kryetar, Selim Pacolli, shpalosi programin e tij për zhvillim ekonomik në “Kodrën e Trimave”

Në takimin me qytetarë të shumtë të Kodrës së Trimave, kandidati i Prishtinës për kryetar, Selim Pacolli shpalosi programin e tij për zhvillim ekonomik dhe infrastrukturor të kësaj lagje. Ai para qytetarëve premtoi se programi i tij për këtë lagje do ta ndryshojë rrënjësisht cilësinë e jetesës dhe perspektivën për të rinjtë. Selim Pacolli i AKR-së tha se kjo lagje duhet ta ketë Shkollën e saj të Mesme, do të këtë një ambient më të favorshëm për të bërit biznes duke përkrahur bizneset e vogla dhe të mesme, dhe veçanërisht në krijimin e një perspektive për të rinjtë. Duke ju referuar qeverisjeve të kaluara, Pacolli tha se qytetarët janë të lodhur me premtime të pa realizuara, dhe se kjo lagje e ka vuajtur shumë neglizhencën e qeverisjeve përjashtuese, militante. Përkrahësit e shumtë të Pacollit shprehën entuziazmin për perspektiven dhe mundësitë që do të ofrojë qeverisja e Pacollit.

Kontrolloni gjithashtu

Haradinaj: Bali Muharremaj, kryetar i Therandës, njeri kompetent, njeri punëtor, besnik e i fjalës dhe shumë i përgjegjshëm

Haradinaj: Bali Muharremaj, kryetar i Therandës, njeri kompetent, njeri punëtor, besnik e i fjalës dhe shumë i përgjegjshëm

Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se në qeverisjen e …