Kandidati prorus, i Moldavisë, Igor Dodon, tha se ka fituar rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Moldavi, i cili është mbajtur të dielën. Me gati të gjitha votat e numëruara, Dodon ka fituar 55 për qind, ndërsa rivalja e tij pro-evropiane, Maia Sandu, 45 për qind. Këto kanë qenë zgjedhjet e para direkte presidenciale në Moldavi, në 20 vjet. Që nga viti 1996, presidentët e Moldavisë janë zgjedhur nga Parlamenti. Zgjedhjet janë parë si betejë midis atyre që mbështesin lidhjet më të afërta me Rusinë dhe atyre që duan integrimin në Bashkimin Evropian. Sandu u ka bërë thirrje zyrtarëve zgjedhorë që të japin dorëheqje, duke thënë se zgjedhjet kanë qenë të organizuara dobët.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …