Kandidati republikan për kryetar, Donald Trump kërkon mbylljen e të gjitha xhamive në Amerikë

Kandidati republikan për kryetar  të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka deklaruar se mbyllja e xhamive në vend konsiderohet si një opsion në të ardhmen. “Do ta urreja nëse do të duhet ta bëja, por është një gjë që ju duhet me patjetër ta keni si alternativë”, deklaroi Trump. Ai u shpreh se Shtetet e Bashkuara do të duhet të vëzhgojnë me kujdes të gjitha xhamitë sepse shumë fjalë qarkullojnë, ndërsa paralajmëroi qytetarët amerikanë se duhet të jenë gati që të heqin dorë nga disa të drejta dhe liri që atyre iu garantohen me ligj. Gjatë fundjavës, Trump deklaroi se sulmet e Parisit do të kishin një përfundim tjetër në rast se disa prej viktimave do të ishin të armatosur.


(Top Channel)

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Nuk do të ketë koalicion me Vetëvendosjen, pasi qëllimi ynë është të largojmë Albin Kurtin prej pushtetit

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka theksuar se nuk ka mundësi për një koalicion të …