Rreth 225 milionë amerikanë me të drejtë vote zgjedhin ndërmjet kandidates demokrate, Hillary Clinton, dhe atij republikan, Donald Trump. Rezultati i zgjedhjeve do të përcaktojë radhitjen prej 538 anëtarësh të Kolegjit Zgjedhor, në bazë të të cilit do të zgjidhet formalisht presidenti i ri amerikan; do të fitojë kandidati që merr 270 vota elektorale. Qytetarët e SHBA-së njëkohësisht zgjedhin 34 nga 100 vende në Senat dhe gjithë përbërjen e Dhomës së Përfaqësuesve – Kongresit, i cili ka 435 vende. Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve aktualisht kontrollohen nga Partia Republikane. Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka dalë në “avantazh vendimtar” kundrejt rivales demokrate, Hillary Clinton, raportojnë mediet amerikane.
