Sipas një anketimi të ri të opinionit publik, nën-presidentja demokrate Kamala Harris kryeson me 47% mbështetje përkundër ish-presidentit republikan Donald Trump me 42%, duke zgjeruar kështu më tej avantazhin e saj pas debatit televiziv ku votuesit mendojnë se Harris pati paraqitjen më të mirë. Anketimi i bërë nga agjencia e lajmeve Reuters dhe firma e anketimeve Ipsos u publikua të enjten. Anketimi dyditor tregon se Harris është në një avantazh prej 5% ndër votuesit e regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet e këtij viti, duke zgjeruar kështu më tej avantazhin e saj prej 4% përballë Trumpit sipas anketimit të mëparshëm që pati bërë agjencia Reuters dhe firma Ipsos në periudhën 21-28 gusht. Ndër votuesit që thanë se patën dëgjuar të paktën diçka rreth debatit të së martës, Harris mori 53% mbështetje, ndërsa 24% prej tyre thanë se debatin e kishte fituar Trump. Rreth 52% e të anketuarve thanë se Trumpi hasi në vështirësi dhe se nuk u shfaq në formën më të mirë, ndërsa 21% prej tyre thanë të njëjtën gjë për Harrisin.

Democratic vice presidential candidate Sen. Kamala Harris, D-Calif., speaks during a debate, Oct. 7, 2020, in Salt Lake City, left, and Republican presidential candidate former President Donald Trump speaks during a debate, June 27, 2024, in Atlanta. Trump said Friday, Aug. 2, 2024, that he's pulling out of a scheduled debate with his likely Democratic opponent, Vice President Harris, and instead has agreed to a date earlier in September on Fox News Channel, furthering the uncertainty that the two will face each other on stage ahead of the November election. (AP Photo)