Kamala Harris: Amerika nuk do t'i shmanget aktit të shkatërrimit të popujve indigjmenë, këtij turpi të së kaluarës

Kandidatja demokrate, për zgjedhjet e përgjithshme në Amerikë, Kamala Harris, kërkon mbështetjen e shqiptaro-amerikanëve

Kandidatja demokrate, për zgjedhjet e përgjithshme në Amerikë, Kamala Harris, ia ka drejtuar me një letër të hapur komunitetit shqiptaro amerikan, ku ndër të tjera vlerëson lidhjet e fuqishme të shqiptarëve me Shtet e Bashkuara. Shqiptarët në Amerikë kanë dhënë kontribute të çmuara për kombin tonë për gjenerata të tëra, duke treguar një angazhim të thellë ndaj familjes, komunitetit dhe përpjekjes për liri. Janë qindra mijëra shqiptarë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara dhe qëndresa e komunitetit shqiptar amerikan vazhdon të na frymëzojë të gjithëve”, nis letrën e saj Harris. Shqiptarët kanë kontribuar në mënyrë të thellë në strukturën e kombit tonë, duke pasuruar komunitetet me shpirtin e tyre sipërmarrës, vlerat e forta familjare dhe angazhimin e thellë ndaj edukimit dhe angazhimit qytetar. Kamala  Harris konfirmon partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, duke e konsideruar vendin tonë si partner të qëndrueshëm të NATO dhe si një vend që promovon stabilitet në rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …