Kandidatja e LDK-së për deputet, gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese

Kryetarja e Kosovës, Atifete Jahjaga, bazuar në nenin 84, pikat 4 dhe 19 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dhe nenin 7 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, si dhe bazuar në vendimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës për propozimin e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese, ka dekretuar sot emërimin e Gresa Caka-Nimani dhe Selvete Gërxhaliu, gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.Pas pranimit të propozimeve nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Jahjaga bëri dekretimin e dy gjyqtareve të Gjykatës Kushtetuese, duke kompletuar numrin e nëntë gjyqtarëve të kësaj gjykate. Për zgjedhjen e Selvete Gërxhaliut nga Parlamenti i Kosovës pati reaguar edhe shoqëria civile. Madej, KMDLNJ kishin kërkuar që Presidentja Jahjaga të mos e dekretojë.  KMDLNj kërkon nga presidentja e Kosovës të mos e dekretojë. Selvete Gërxhaliu – Krasniqi për gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese pikërisht se votimi është mbështetur politikisht dhe partiakisht dhe në një mënyrë është ditur epilogu i votimit”, u tha në njoftimin e kësaj organizate. Selvete Gërxhaliu ka qenë kandidate për deputete nga radhët e LDK’së.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth marrëdhënieve të tensionuara mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me marrëdhëniet e  tensionuara mes presidentes …