Kandidatja e LDK-së për deputete, Doruntinë Maloku tha se paniku që ka kapluar pushtetin po shfaqet tani në forma të ndryshme

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputete në Kuvendin e Kosovës, Doruntinë Maloku tha se paniku që ka kapluar pushtetin po shfaqet tani në forma të ndryshme. Ajo shkruan se Komisioni i Pavarur i Mediave është organ i pavarur dhe ashtu duhet të mbetet. Kurti Filloi me bojkot ndaj mediave, më pas me kërkesë që qytetarët t’i mbyllnin veshët dhe të mos i dëgjonin mediat e caktuara. Ndërsa dje, kryeministri, në një restorant diku në Kosovë, vendosi t’i quante “rrenca” të gjithë ata që janë pjesë e medias. Vendimi për shkarkimin e Kryetarit të KPM-së, sado i rëndë dhe jo-ligjor, nuk të jep përshtypjen se diçka e papritur ndodhi nga kjo qeveri. Komisioni i Pavarur i Mediave është organ i pavarur dhe ashtu duhet të mbetet. Paniku që ka kapluar pushtetin po shfaqet tani në forma të ndryshme. Shpejtësia me të cilën sot njerëz të afërt me pushtetin, në mënyrë jashtëligjore, shkarkuan Kryetarin e KPM-së, flet shumë për nxitimin e tyre që ta përdorin këtë institucion me shumë rëndësi për shtetin tonë si një armë kundër demokracisë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Veton Berisha

Veton Berisha ofron mbështetje për Kurtin, por kërkon përgjegjësi dhe implementim të programit

Deputeti i zgjedhur nga komuniteti egjiptian, Veton Berisha, ka deklaruar se është i gatshëm të …