Kandidatja për kryetar të komunës së Mitrovicës nga radhët e PDK-së, Valdete Idrizi, është zotuar se gjatë qeverisjes së saj Mitrovica nuk do të jetë vend i stagnimit, por i zhvillimit dhe qytet aktiv. PDK ka prezantuar sonte kandidaten për kryetare të Mitrovicës Valdete Idrizi dhe kandidatët për asamble komunale. Kandidatja e PDK-së, Valdete Idrizi, ka thënë se tashmë ndryshimi për komunën e Mitrovicës ka filluar dhe ka garantuar qytetarët e Mitrovicës, se qeverisja e saj do të jetë e përgjegjshme dhe do ta sjellë qeverisjen tek qytetarët. Idrizi theksoi se qeverisja e saj do të jetë transparente dhe se qytetarët e Mitrovicës do të dinë se si shpenzohet paraja publike.
Kontrolloni gjithashtu
Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament
Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …