Duke folur për proceset gjyqësore në Serbi ndaj krimeve të luftës, themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare me seli në Beograd, Natasha Kandiq, ka deklaruar se gjyqtarët në Serbi që janë caktuar të merren me ato krime më nuk po merren me ato raste. Të gjithë ata gjyqtarë të cilët dikur para disa viteve kanë qenë në rastet e krimeve të luftës të cilët kanë fituar përvojë të madhe ata të gjithë janë transferuar në pozicionet e tyre janë transferuar në gjykata të shkallës më të lartë por në të vërtetë janë larguar nga rastet e krimeve të luftës. Ajo ka shtuar më tutje se ata më nuk merren me rastet e krimeve të luftës. Gjyqësori serb ka filluar në vitin 2002 gjykimin për krime lufte. Atëherë ka qenë vetëm fillimi dhe ka qenë një fillim shumë i mirë. Gjykimi i parë ka qenë vrasja e 14 grave dhe fëmijëve nga Podujeva, proces që filloi në Prokupje. Më vonë gjyqtarët të cilët u morën me këto krime janë ngritur në pozita në gjykata të shkallës së lartë për t’i larguar nga rastet e krimeve të luftës, ka theksuar themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …