Natasha Kandiq

Kandiq: Nëse ushtarët e njërit formacion i vrasin ushtarët e formacionit të kundërt, kjo quhet luftë dhe jo krim i luftës

Humanistja serbe, Natasha Kandiq ka deklaruar se vrasjet në mes formacioneve ushtarake,  që morën pjesë në luftën e Kosovës, janë të përjashtuara nga ligji ndërkombëtar. Vrasjet që morën dënimin nga Gjykata e Nishit, sipas Kandiq nuk janë krime lufte dhe nuk mund të dënohen si të tilla. “Normalisht që është krim i luftës kur formacionet ushtarake arrestojnë pjesëtarë të anës së kundërt dhe pas kësaj i vrasin të burgosurit, ky është krim i luftës. Nëse ushtarët e njërit formacion i vrasin ushtarët e formacionit të kundërt, ky nuk është krim i luftës dhe është një akt legal në luftë. Sipas opinionit tim, dhe mendoj se është i bazuar në ligjin ndërkombëtar se gjykata serbe, por gjithashtu me gjasë të mbështetur nga zyra e prokurorisë për krime të luftës organizoi gjykim kundër pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për vrasjen e pjesëtarëve të ushtrisë së Serbisë, është gabim, është më shumë se gabim, sepse Serbia pret që Komuniteti Ndërkombëtar, veçanërisht Bashkimi Evropian do të formojë një gjykatë që do të merret me krimet e kryera ndaj minoriteteve, ndaj shqiptarëve gjithashtu, por pa arsye legale pa armiqësi, nuk ishin kryer këto luftime. Është e çuditshme si një gjykatë vendosi të organizojë një gjykim dhe të merret me ngjarje që nuk janë kriminale”, ka saktësuar Natasha Kandiq.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …