Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiç, ka thënë se Serbia ka përdorur metoda perverse kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol. Ajo ka thënë se është e turpshme strategjia e Serbisë për të penguar anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Kandiç ka thënë se festimet në Mitrovicë si: “fitorja” e Serbisë nuk është as mirëkuptim elementar, dhe në këtë mënyrë nuk ka normalizim të interesave të përbashkët. “Nuk dua të spekuloj nëse vendimin për mos anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL është rezultat “i lobimit të suksesshëm serb”, por më vjen turp sesa e fandaksur është Serbia pas asaj strategjisë perverse që të përdorë të gjitha mjetet, edhe ato të ndyrat, në mënyrë që të pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Festimet në Mitrovicë, “fitorja” e Serbisë dhe reaksionet e vakëta të ekspertëve të opinionit publik flasin qartazi se në Serbi nuk ekziston as një mirëkuptim elementar i asaj se nuk ka normalizim pa përafrimin e interesave të përbashkëta, të rëndësishme për të ardhmen- vendosja e shtetit ligjor”, ka thënë Kandiç.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …