Me përmirësimin e kushteve atmosferike kanë filluar gërmimet për të pagjeturit në tri lokacione në Kosovë, ndërsa pala kosovare ka kërkuar që të fillojnë gërmimet vlerësuese edhe në tri lokacione në Serbi. Në një lokacion në Gjakovë janë gjetur dhe janë zhvarrosur disa pjesë kockore, të cilat janë dërguar për ekzaminim. Në pjesën e dytë të muajit prill kanë filluar gërmimet për të pagjeturit në tri lokacione në Kosovë, në fshatin Lupç të komunës së Podujevës, në një lokacion në zonën industriale në Gjakovë dhe në lagjen “Tusus” në Prizren. Pala kosovare ka kërkuar që të fillojnë gërmimet vlerësuese edhe në tri lokacione në territorin e Serbisë. Kryesues i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenk Gjetaj, ka konfirmuar se kanë filluar gërmimet në disa lokacione që ishin bartur nga viti i kaluar.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …