Kanë filluar përgatitjet për shënimin e “Ditës së Eksodit-15 Prill”

Nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, ka pritur në një takim kryetarin e OJQ “Eksodi’99”, Ali Topalli, me të cilin ka biseduar për përgatitjet për shënimin 18 vjetorit të përndjekjes të dhunshme  masovike të shqiptarëve të Kosovës nga trojet e tyre, nga ana e forcave ushtarako-policore dhe paramilitare kriminale serbe, si dhe për disa probleme lidhur me vet OJQ-në.

Kryetari i OJQ “Eksodi’99”, Ali Topalli i tha nënkryetarit Mujka se pothuaj tashmë kanë filluar përgatitjet për shënimin e “15 Prillit-Ditës se Eksodit”, andaj edhe ka nevojë për  angazhimin dhe mbështetjen e aktiviteteve nga ana e komunës, ashtu sikur që ka veprua rregullisht deri tash.

Ai e njoftoi nënkryetarin Mujka se OJQ “Eksodi’89”, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e kësaj dite, ka përgatit një mirënjohje për ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Mingjozi, në shenjë falënderimi e respekti, që do t’i dorëzoi javën e ardhshme në Mitrovicë, në prani të drejtuesve të komunës.

Nënkryetari Mujka, i tha Topallit, se është mirë që organizohen aktivitete për të kujtuar ato ditë më të vështira të shqiptarëve të Kosovës dhe se komuna do të mbështesë këto aktivitete me aq sa lejojnë mundësitë e kufizuara buxhetore.

Në takim u bisedua edhe për pretendimin e udhëheqësve të përparshëm të OJQ “Eksodi’99” lidhur me legjitimitetin e drejtuesve.

Nënkryetari Mujka tha se gjatë javës së ardhshme do të organizoj një takim të përbashkët të drejtuesve të tashëm dhe atyre të përparshëm të OJQ-së, në mënyrë që definitivisht të zgjidhet ky problem, në bazë të dokumentacionit të ofruar dhe të lëshuar nga Ministria përkatëse, në mënyrë që në vazhdim kjo OJQ të funksionoi normalisht dhe në hapësirat që komuna i ka sigurua për punën e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …