Kanë filluar përplasjet publike në Listën Guxo, të cilën e udhëhoqi Vjosa Osmani, tani kryetare e Kosovës. Baton Dërguti, koordinator i kësaj liste, ka drejtuar akuza të ashpra në drejtim të figurave udhëheqëse të iniciativës që ka mbetur pa udhëheqës që nga emërimi i zonjës Osmanit në krye të Presidencës. Baton Dërguti ka akuzuar Faton Pecin e Haxhi Avdylin për emërime të të afërmve të tyre në poste të ndryshme në Ministritë që udhëhiqen nga Lista Guxo. Ai ka shprehur dyshimet që Donika Gërvalla, Faton Peci, dhe të tjerët po duan t’i ruajnë pozitat e tyre që kanë, nga frika e fërkimeve që mund të kenë me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …