Kanë filluar punët në izolimin e jashtëm të objektit të Shkollës “Skënder Kastrati” – paralelja e ndarë në fshatin Gexhë të komunës së Rahovecit. Sipas planit dinamik, punimet në zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë në këtë objekt shkolle, do të mbarojnë deri në fund të muajit gusht! Në shtator, nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle do të kenë kushte shumë më të mira për zhvillimin e procesit edukativo-arsimor.