Në kuadër të projektit “Investime në infrastrukturë kulturore dhe kënde të lojërave për fëmijë” kanë filluar punimet në rregullimin e këndit të lojërave për fëmijë dhe parkut rekreativ në Brestoc të komunës së Rahovecit.
Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me stafin vizituan hapësirën afër Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Bekim Sylka” dhe hapësirën në Brestoc të komunës së Rahovecit, aty ku edhe filloi implementimi i këtij projekti.