Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka vizituar punimet të cilat kanë filluar që nga orët e hershme të mëngjesit në betonimin e pllakës për parkingun e madh nëntokësor, i cili është duke u ndërtuar në Sheshin qendrorë në Rahoveci. Ai me këtë rast i ka përshëndetur dhe falënderuar punëtorët për punën e madhe që janë duke e bërë në realizimin e këtij projekti në shërbim të qytetarëve rahovecian.