Kanë filluar punimet në hapësirat publike në qytetin e Skenderajt

Pranë objektit të banimit kolektiv Morava e Binqës tashmë kanë filluar punimet në rregullimin e hapësirave publike.

Nga ky projekt banorët do të përfitojnë hapësira për parkingje, gjelbërim dhe rrugica që këtë pjesë të qytetit e lidhin me rrugët “28 Nëntori” dhe “Fadil Rrustemi”.

Me rastin e fillimit të punimeve, në këtë pjesë të qytetit ka qëndruar Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura.

Zotri Nura ka deklarua se ky projekt do të përmirësojë jetën e banorëve të këtueshëm. Ai tha po ashtu se Komuna e Skenderajt projekte të tilla ka realizuar edhe në Lagjen 1 dhe do të realizojë edhe në pjesë të tjera të qytetit.

Komuna e Skenderajt po investon në shumë pjesë të Skenderajt, investime këto që po e modernizojnë qytetin dhe fshatrat e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …