Kanë filluar punimet në meremetimin e lapidarit në Lladrovc

 

Në kuadër të mirëmbajtjes dhe rregullimit të lapidarëve, kanë filluar punimet në meremetimin dhe rregullimin e lapidarit të dëshmorëve në fshatin Lladrovc të Malishevës. Fillimin e punimeve në këtë lapidar e kanë parë nga afër kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe nënkryetari Hajdin Berisha. Begaj e Berisha, janë interesuar për punën që ka filluar në meremetimin e pjesëve të dëmtuara të këtij lapidari, si dhe kërkuan që projekti të implementohet në tërësi, sipas paramasave dhe parallogarive të parapara. Ky projekt realizohet në kuadër të mirëmbajtjes dhe kujdesit për monumentet historike në Komunën e Malishevës, si pjesë e trashëgimisë sonë historike, përkatësisht të luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …