leoni

Kanë filluar punimet në pastrimin dhe rregullimin e shtratit të lumit në lagjen “Jashari”

Kanë filluar punimet në pastrimin dhe rregullimin e shtratit të lumit në lagjen “Jashari”, pastrimi dhe zgjerimi i lumit nga Runiku deri në Kopiliq të Poshtëm dhe pastrimi i lumit Turiqec-Skenderaj. “Ky projekt do të ndikojë në përmirësimin e shtratit të lumenjve, për një mjedis më të pastër” ka theksuar kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari. Ndër të tjera kryetari Jashari ka potencuar, “E filluam përurimin e punimeve në pastrimin dhe rregullimin e shtratit të lumit në lagjen “Jashari” pastaj vazhduam në Runik, ku do të bëhet pastrimi dhe zgjerimi i lumit nga Runiku deri në Kopiliq të Poshtëm dhe e përfunduam në Turiqec, ku do të bëhet pastrimi i lumit Turiqec-Skenderaj. Ky projekt do të ndikojë në përmirësimin e shtratit të lumenjve, për një mjedis më të pastër. Së bashku me përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, nënkryetarin Nuredin Lushtaku, drejtoreshën e Urbanizmit, Sanije Ahmeti, asamblistë dhe inxhinierë pamë nga afër fillimin e punimeve në këtë projekt mjaft të rëndësishëm për qytetarët tanë.”

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …