Kanë filluar punimet në projektin “Rrugët në Bashkësi Lokale”

Kanë filluar punimet në projektin e titulluar “Rrugët në Bashkësi Lokale” punimet së pari nisën në lagjen “Malaj” të fshatit Rezallë, ku mori pjesë kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku, drejtoreshën e Urbanizmit Sanije Ahmeti dhe bashkëpunëtorë. Kryetari Jashari, ndër të tjera ka theksuar: “Sot, filluan punimet në projektin “Rrugët në Bashkësi Lokale” ky projekt së pari nisi në lagjen “Malaj” në fshatin Rezallë, ku së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku dhe bashkëpunëtorë morëm pjesë në fillimin e këtij projekti. Projekt ky, me të cilin synojmë përmirësimin e kushteve infrastrukturore për qytetarët tanë.”

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …