leoni

Kanë filluar punimet në zgjerimin dhe asfaltimin e rrugës Jahaj-Sylaj që lidh fshatin Maznik me fshatin Zhebel

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se kanë filluar punimet në zgjerimin dhe asfaltimin e rrugës Jahaj-Sylaj që lidh fshatin Maznik me fshatin Zhebel. Kjo rrugë do të ju mundësoj këtyre qytetarëve që të lidhen më shpejt dhe më komod me vendet tjera dhe do tua lehtësoj lëvizjen dhe kryerjen e punëve të përditshme që i kanë. Banorët janë të kënaqur me ndërtimin e kësaj rruge dhe njëherit e falënderojnë komunën e Deçanit dhe kryetarin Ramosaj për këtë investim të qëlluar. Kryetari Ramosaj ka thënë se, investime të tilla do të vazhdojnë të bëhen në të gjitha lokalitetet e komunës në të mirë të qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …