Kanë hyrë në grevë të burgosurit e Grupit të Kumanovës, të cilët vuajnë dënimin në Burgun e Shkupit

Kanë hyrë në grevë të burgosurit e Grupit të Kumanovës, të cilët vuajnë dënimin në Burgun e Shkupit

Dje në grevë urie kanë hyrë të burgosurit e Grupit të Kumanovës, të cilët vuajnë dënimin në burgun e Shkupit. Nga gjithsej 9, në grevë urie janë 8 të dënuar deri në 15 vjet burg. Avokati i njërit prej grevistëve Irfan Lutfiut, tha se të dënuarit kanë vuajtur gjysmën e dënimit me burg dhe ju takon e drejta për vizita familjare dhe për lëshim në shtëpi gjatë fundjavave. Por, kjo e drejtë iu është mohuar pa asnjë arsyetim. “Irfan Lutfiu, Arsim Bajrami dhe të tjerët kanë filluar grevë urie për shkak të mos dhënies së të drejtave që sipas akteve normativave ligjore për dënimet e plotfuqishme duhet të zbatohen. Ka situatë të pa sqaruar përse nuk u lejohet ti shfrytëzojnë të drejtat q iu takojnë sikurse të dënuarit e tjerë në burgje”, deklaroi Asmir Alispahiq, Avokat i të burgosurve. Nga Drejtoria e Burgut të Shutkës thonë se grevistët kanë të drejtë ligjore ti kërkojnë ato të drejtë, por që ata nuk mund t’’ miratojnë ato benefite pa një vendim të Drejtorisë për zbatimin e sanksioneve. Zëvendësdrejtori Sadush Arifi tha se 9 të dënuarit nga grupi Kumanovës vetëm se mbahen në qelitë e Shutkës, por janë nën juridiksionin e Burgut të Idrizovës, prej ku edhe janë transferuar të mars të 2020.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …