Kanë kaluar 19-vjet nga vrasja e tre vëllezërve me shtetësi amerikane: Yll, Mehmet dhe Agron Bytyçi

Kanë kaluar 19-vjet nga vrasja e tre vëllezërve me shtetësi amerikane: Yll, Mehmet dhe Agron Bytyçi

Kanë kaluar 19-vjet qyshkur tre vëllezërit shqiptarë, me shtetësi amerikane  Yll, Mehmet dhe Agron Bytyçi,  në vitin 1999 ishin arrestuar në Serbi për kalim ilegal në kufi me Kosovën. Pasi ishin kapur nga ushtria e Milosheviqit ata ishin vrarë. Kufomat e tyre ishin gjetur në vitin 2001 në një varr afër Petrovo Selos, në Serbi, me duart e tyre të lidhura pas shpine dhe të goditur  në kokë.  Në një komunikatë për media Ambasada e Amerikës në Serbi ka bërë të ditur se zbardhja e vrasjes së tre vëllezërve Bytyçi, do të ishte hap para në raportet SHBA-Serbi. Sipas një raporti të Komitetit për Punë të Jashtme në Amerikë, janë bërë të ditur edhe emrat e disa nga të dyshuarve për këtë vrasje. Madje njëri nga ta thuhet të jetë edhe anëtar i partisë së kryetarit, serb, Aleksandar Vuçiq. Rezoluta thekson se i dyshuari kryesor për vrasjen e vëllezërve, Bytyçi është Goran Radosavleviq, një ish-komandant serb dhe tani anëtar i partisë në pushtet, të udhëhequr nga Vuçiqi”, thuhet në reagim. Të akuzuarit për këtë vrasje Sreten Popoviq dhe Millosh Stojanoviq ishin arrestuar, por më pas ishin liruan nga Gjykata në vitin 2013.

Kontrolloni gjithashtu

Fahrije Hoti; Ministri, Faton Peci, duhet t’ iu kërkojë falje publike të gjitha grave të Krushës, për njollosje të emrit dhe shpifje

Drejtoresha  e Kooperativës Bujqësore “Krusha”,  Fahrije Hoti,  ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci …