Kanë mbetur pesë ditë nga zgjedhjet presidenciale në Amerikë, e megjithatë, as mbulimi më i mirë mediatik nuk na e bën dot një pasqyrë të qartë sesi do të shkojnë gjërat. Nëse do t’u besojmë sondazheve, gara është kokë më kokë. Nëse do t’i drejtohemi modeleve të parashikimit, Donald Trump ka pak më shumë gjasa të fitojë se Kamala Harris. Unë nuk besoj asnjërin”, shkruan Martin Sandbu, i cili synon të tregojë në artikullin e tij arsyet që e shtyjnë të mendojë se demokratja, do të jetë në fakt, ajo që do të marrë frerët e Shtëpisë së Bardhë. Të ashtuquajturat modele parashikimi janë edhe më keq se sondazhet, thotë ai, sepse pretendojnë të japin një tablo më të plotë se anketimet, por në fakt bëjnë të kundërtën. Këto modele tregojnë se ka një probabilitet të caktuar që Trump të fitojë, përkatësisht 52 për qind. Megjithatë, vazhdon gazetari, një shpërndarje probabiliteti nuk është parashikim – është një qasje e njëanshme që nuk parashikon asnjë rezultat, por thjesht nënkupton se të dyja janë të mundshme.
Kontrolloni gjithashtu
Ganimete Musliu; Nuk do të lejojmë që ta shkatërrojnë shtetin, ata që nuk bënë asgjë për ndërtimin e tij
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka shkruar se nuk do të lejojnë që ta shkatërrojnë shtetin …