Kanë nisur punimet për asfaltimin e rrugës që lidh fshatin Beleg me fshatin Llukë

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj përmes një postimi në facebook, ka njoftuar se kanë nisur punimet për asfaltimin e rrugës që lidh fshatin Beleg me fshatin Llukë.

Rruga e re “Hazir Him Zukaj” është një prej shumë angazhimeve që kemi për të përmirësuar infrastrukturën e Komunës së Deçanit dhe për të krijuar kushte më të mira për çdo qytetar.

Përmes këtij investimi, do të përmirësohet ndjeshëm qarkullimi dhe lidhja e këtyre fshatrave me pjesën tjetër të komunës, si dhe do të jetë një ndihmesë e madhe sidomos për ata që udhëtojnë çdo ditë në këtë rrugë, thuhet në postimin e kryetarit Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Malishevë: Zyra e Avokatit të Popullit organizon takime me qytetarë

Komuna e Malishevës përmes një postimi në facebook, njofton qytetarët se Zyra e Avokatit të …