Kanë përfunduar bisedimet e dyta mes delegacionit të Ukrainës e Rusisë të mbajtur në afërsi të kufirit: Ukrainë-Bellorusi

Kanë përfunduar bisedimet e dyta mes delegacionit të Ukrainës e Rusisë të mbajtur në afërsi të kufirit: Ukrainë-Bellorusi

Dje ka përfunduar  dytë i bisedimeve mes delegacioneve të Ukrainës dhe Rusisë për zgjidhjen e krizës që ka çuar në përplasje ushtarake dy vendet tashmë prej 3 ditësh. Mediat ruse raportojnë se në takimin e dytë është arritur dakordësi për disa çështje, mes të cilave vendosja dhe e një armëpushimi të përkohshëm për krijimin e korridoreve humanitare. Palët nuk arritën një marrëveshje për ndalimin e luftimeve ose përfundimin e operacionit special rus, por bënë përparim në çështjet humanitare. Negociatori ukrainas Mihailo Podolak thotë se në bisedimet e fundit midis Rusisë dhe Ukrainës nuk janë arritur rezultatet që Ukraina priste. Por ai tha se të dy palët ranë dakord të vazhdojnë negociatat në të ardhmen më të afërt. Në negociata Ukraina kërkon ndalim të menjëhershëm të sulmeve, armëpushim, hapjen e korridoreve për evakuimin e civilëve nga qytetet e bombarduara. Ndërsa pozicioni i Rusisë nuk ka ndryshuar që nga dita e parë: Ukraina duhet të “demilitarizohet” dhe të “denazifikohet”. Gadishulli i Krimesë, i aneksuar nga Rusia në vitin 2014, duhet të njihet si pjesë integrale e saj. Dy krahinat separatiste në Ukrainë, Republika Popullore e Luhanskut dhe Republika Popullore e Donetskut, të njihen si të pavarura zyrtarisht.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …