leoni

Kanë përfunduar Lojërat Olimpike “Tokio 2020” në të cilat vendi ynë mori dy medalje të arta

Shefi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach deklaroi se sot përfunduan Lojërat Olimpike “Tokio 2020” të mbajtura në kushte të jashtëzakonshme dhe një vit me vonesë për shkak të pandemisë. Ai theksoi se ngjarja sportive 16 ditore i solli botës njëfarë shprese gjatë pandemisë koronavirusit. ”Që nga fillimi i pandemisë, për herë të parë e gjithë bota u bashkua. Ne epiqendër u kthye sporti. Duke ndarë momente gëzimi dhe frymëzimi, miliarda njerëz në të gjithë globin u bashkuan përmes emocioneve. Kjo na jep shpresë për të ardhmën, na jep besim” , tha në mes tjerash shefi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach. Në këto Lojëra Olimpike, vendi ynë fitoi dy medlaje të arta nga xhudistët, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi ndërsa shteti që fitoi më së shumti medalje të arta janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës që fituan 39 të tilla pasuar nga Kina me 38. Lojërat Olimpike të radhës do të mbahen në vitin 2024 dhe do të zhvillohen në kryeqendre e Francës, në Paris.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Mustafa: Pesë propozimet e PDK-së për dalje nga kriza ekonomike

Arben Mustafa: Me Bedri Hamzën Kryeministër, pensionistët do të marrin 1000 euro më shumë brenda një viti

Koordinatori për Financa në Partinë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa ka deklaruar se në qeverinë …